Eleni Foureira i thotë “Po” futbollistit të famshëm

Share

Mediat e huaja, kanë bërë me dije se këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira i ka thënë po propozimit për martesë të futbollistit Alberto Botia.

Sipas gazetares greke, Marena Kardigiannopoulou, futbollisti që jeton në Arabinë Saudite i ka bërë këngëtares një surprizë shumë të madhe këngëtares e cila i ka thënë “po”.

Nga ana tjetër, në emisionin MEGA “Pame Danai” gazetari Aris Kavatzikis u shpreh:

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një reportazh dhe e kishim kërkuar shumë dhe i kishim dhënë titullin se ata janë përsëri së bashku dhe ne kishim lëshuar një ekskluzivitet. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet.  Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të lehtë dhe të vështirë. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena”

Kujtojmë se dyshja prej kohësh kanë patur një histori dashurie, madje dhe janë shkrepur foto ku kanë kaluar pushimet së bashku./ CNA.al


Share

Komente