January 14, 2022

Eljo Hysko prezanton të dashurën, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Shpërndaje lajmin

Eljo Hysko është një figurë e dashur e ekranit shqiptar. Deputeti shqiptar është treguar shumë diskret për jetën private. Pak kohë më parë, ai konfirmoi gjatë një interviste për revistën “Who” se ishte në një lidhje dashurie, por preferoi të mos zbulonte më shumë.

Së fundmi, ai ka vendosur të prezantojë publikisht vajzën që i ka vjedhur zemrën. Ka qenë më pas dhe Turi i cili ka ndarë një foto të vëllait me vajzën brune me emrin Izabela. Turi dhe Eljo kanë treguar gjithmonë se kanë një lidhje të ngushtë si vëllezër.

“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *