Shpërndaje lajmin

Elon Musk ka bërë një ofertë për blerjen e Twitter duke u shprehur se është personi i duhur për të “çliruar” potencialin e jashtëzakonshëm që ka ky rrjet social.
Në një deklaratë surprizë, Musk tha se mund të paguante 54,20 dollarë për çdo aksion të Twitter, që në total vlerësohet 40 miliardë dollarë.
Së fundmi është bërë e ditur se Musk është aksioneri më i madh i platformës sociale, pasi ka në pronësi përqindjen më të madhe në kompani.
Sipas Musk, ai do të rishikojë pozicionin e tij si aksioneri më i madh nëse oferta refuzohet, duke nënkuptuar se mund tí shesë aksionet e tij.

I made an offer https://t.co/VvreuPMeLu
— Elon Musk (@elonmusk) April 14, 2022

Vlera e aksioneve të Twitter u rrit me 5,3% ose në 48,32 dollarë, raporton BBC.
Elon Musk është personi më i pasur në botë sipas revistës “Forbes” me një pasuri perj 219 miliardë dollarë.
Dy kompanitë më të mëdha të tij janë Tesla dhe SpaceX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *