Elon Musk: Starlink do të sigurojë internetin për organizatat humanitare në Gaza
Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka thënë se Starlink do të mundësojë lidhjen e internetit me organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, Musk e ka konfirmuar këtë premtim.
Ndryshe, në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, Musk u siguroi ukrainasve internetin përmes satelitit Starlink të SpaceX, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka humbur kontaktet me stafin e saj në Gaza, ndërkohë që në vend janë raportuar bombardime të tjera teksa drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i shqetësuar për sigurinë e personelit.