Emigrantët nuk ndalen në det, 73 persona shpëtohen në brigjet e Mesdheut

Shpërndaje lajmin

Vijojnë operacionet në det ku qindra emigrantë nga Lindja apo Afrika duan të mbërrijnë në brigjet italiane. 73 persona u shpëtuan në detin Mesdhe të shtunën në mbrëmje.
Fulvia Conte, e cila është përgjegjëse për operacionet e shpëtimit, bëri me dije se gjatë të premtes, një anije u mbyt ku humbën jetën 3 persona.
“Kjo është ajo që shkaktojnë politikat e migracionit të Evropës dhe vendet bregdetare. OJQ-të duhet të kompensojnë disi mungesën e koordinimit në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në vështirësi në këtë pjesë të detit por edhe  mungesën e kanaleve të sigurta të hyrjes për të shpëtuar nga Libia” u shpreh Conte.
Autoritetet italiane caktojnë Ankonën si port të sigurt për anijet e shpëtimit.
Sipas organizatave  porti është shumë larg duke që parashikimet e motit përkeqësohen nga e hëna.
Ata thonë gjithashtu se dekreti i ri i qeverisë  që rregullon aktivitetin e anijeve të shpëtimit do ta bënte Mesdheun edhe më vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *