September 25, 2021

Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillojnë monedhën digjitale

Shpërndaje lajmin

Emiratet e Bashkuara Arabe do të fillojnë monedhën e tyre të parë digjitale deri në vitin 2026, njoftoi të hënën Banka Qendrore e këtij vendi të Gjirit, një qendër financiare që ka filluar një garë për teknologji të reja.

Disa banka qendrore në gjithë botën kanë njoftuar së fundmi plane të ngjashme, ndërsa kritikojnë kriptovalutat e decentralizuara, si Bitcoin.

“Banka Qendrore do të lëshojë një monedhë virtuale dhe do të punojë për tranzicionin dixhital të shërbimeve financiare në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha institucioni në një deklaratë të lëshuar nga agjencia zyrtare WAM, raporton Afp, përcjell albinfo.ch.

“Kjo është pjesë e strategjisë 2023-2026, që synon ta vendosë atë në dhjetë bankat kryesore në botë”, shtoi ai.

Në vitin 2019, Arabia Saudite dhe EBA njoftuan fazën provë të një monedhe të përbashkët për transaksionet midis bankave në dy vendet.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *