Empoli “shtang” Napolin në fund, s’ka fitues mes Udineses dhe Bolognas

Shpërndaje lajmin

Empoli mori një fitore të rëndësishme në rëndësishme përballë Napolit në javën e 34-të të Seria A. Një ndeshje spektakolare rezultoi përballja me tyre, pasi vetëm në 10 minutat e fundit do të kthehej gjithçka në favorin e skuadrës vendase.
Për 8 minuta skuadra e Empoli do të përmbyste disavantazhin prej dy golash të shënuar nga napolitanët, ku Mertens 44’ dhe Inzigne 53’ gjenin rrugën e rrjetës, ndrësa golat Henderson 80’ dhe Pinamonti 83’ dhe 88’ do t’i jepnijn 3 pikët skuadrës vendase.
Një fitore shumë e rëndësishme për Empolin në garën për mbijetesë, pasi me këtë 3 pikësh arrijnë në kuotën e 37 pikëve në vendin e 14-të, ndërsa Napoli rrezikon të humbasë edhe vendin e 3-të, pasi diferenca me Juventusin e vendit të 4-të është vetëm 4 pikë.
Një ndeshje e luftuar rezultoi edhe ajo mes Bolognas dhe Udinese. Në këtë takim u shënuan plot katër gola, por kjo përballje nuk nxori asnjë fitues, pasi skuadrat do të ndajnë nga një pikë në “Stadio Renato Dall’Ara”.
Vetëm 1 pikë i ndan skuadrat në tabelën e klasifikimit, me Udinese që renditet në vendin e 12-të me 40 pikë, ndërsa Bologna e ndjek më një pikë më pak.
Më herët fitore mori edhe Salernitana e cila surprizoi Fiorentinën, pasi e mposhti me shifrat 2-1. Ky është triumfi i tretë rresht i skuadrës së Salernitanës, e cila tashmë shikon misionin mbijetesë afër.
Aktualisht Salernitana renditet në vendin e 18-të me 25 pikë, vetëm 3 pikë më pak se vendi i 17-të, ndërsa Fiorentina mbetet në kuotën e 56 pikëve në vendin e 7-të. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.