April 18, 2021

Emrat/ 2.5 kg heroinë në bagazh, si ranë në prangat e policisë italiane dy shqiptarët

Shpërndaje lajmin

Dy kilogramë e gjysmë heroinë që fshihen në makinë, kanë çuar pas hekurave dy shqiptarë. Mësohet se dy të arrestuarit janë Francesko Jata dhe Dritan Caushi. Këta persona rezultojnë se kanë precedencë të mëparshme penale.

Ata janë lënë në paraburgim ndërsa para hetuesve nuk kanë thënë asnjë fjalë. Në momentin e arrestimit policia ka pikasur njërin prej shqiptarëve të cilin e kanë njohur për shkak së ishte me precedencë penale. Ai ka hipur në makinën me të arrestuarin tjetër, ndërsa pasi janë ndaluar nga policia kanë gjetur edhe heroinën e fshehur në bagazh.

Gjatë kontrollit në makinë, njëri prej shqiptarëve mundi të largohej. Policia si opsion të vetëm kishte se ai mund të largohej për në Shqipëri. Ata kontrolluan se cilët autobusë ishin larguar nga Verona në periudhën e fundit dhe kështu arritën të gjenin shqiptarin e arratisur. E.L/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *