EMRAT/ U kapën në një “shtëpi bari”, dënohen dy shqiptarët në Britani

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata britanike ka dënuar me burg dy shqiptarë të cilët u kapën në një “Shtëpi bari’. Sipas mediave britanike Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj, janë dënuar me 14 muaj burg.
Dy shqiptarët tentuan të arratisen duke u hedhur nga ndërtesa, kur u pikasën nga policia në një shtëpi bari. Raportohet se përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një hapësirë të vogël banimi, që shërbente si strehim për dy të rinjtë.
Brenda ambienteve u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara.
Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg. Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *