January 23, 2022

EMRI/ I dënuar me 5 vjet bur për drogë, arrestohet në Durrës 32-vjeçari

Shpërndaje lajmin

Policia ka vënë në pranga Elvis (Vasil) Mërtirin i cili ishte shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

32-vjeçari është dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Bie në prangat e Policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *