EMRI| I dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 45-vjeçari

0
Shpërndaje lajmin

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur këtë të enjte nga policia e Durrësit. 45-vjeçari Ilir Istrefaj rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 5 muaj burgim për vjedhje të energjisë elektrike dhe impulseve telefonike
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ilir Istrefaj, 45 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
LEXONI GJITHASHTU: 

Sherr me thika në Durrës, plagosen 2 persona
Kokainë, heroinë, kanabis/ Përdorën lokalin për shitje droge, goditet grupi kriminal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *