EMRI/ U dogj për së gjalli në Greqi, xhiroja e fundit pas shkolle e adoleshentit shqiptar

Shpërndaje lajmin

Në mënyrë tragjikë ndërroi jetë adoleshenti shqiptar në Kefalonia të Greqisë, ditën e djeshme, ku u dogj për së gjalli brenda makinës në të cilën po udhëtonte bashkë me 3 shokët e tij grekë dhe shqiptarë.
Për arsye ende të paditura, shoferi i mjetit humbi kontrollin, e për pasojë makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët.
Për fat të keq 17-vjeçari shqiptar, Fabio nuk arrit të dalë në kohë nga makina, e si rrjedhojë u dogj për së gjalli në makinë, ndërsa 3 të tjerët shpëtuan.
Ngjarja e rëndë ndodhu në drekë, pasi Fabio dhe shokët e tij mbaruan mësim nga gjimnazi profesional. Pas shkollës katër miqtë me origjinë greke dhe shqiptare hipën në makinë për të shkuar drejt aeroportit të ishullit.
Lexo edhe: Tragjedi në Greqi, digjet brenda makinës 17-vjeçari shqiptar
Rrugës dhe konkretisht në zonën e Lassi-t në drejtim të Platys Gialos, shoferi 18-vjeçar, i cili sipas policisë rrugore ishte me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës për arsye të panjohura, ka rënë mbi trotuari dhe mjeti është përmbysur.
Fatkeqësisht për ta, kur makina është përmbysur, ka marrë flakë menjëherë me katër të rinjtë që po përpiqeshin të dilnin, ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari Fabio, nuk ia doli.
Sipas drejtuesit të makinës së Asistencës Rrugore që ka mori mjetin e të rinjve për ta transportuar për hetim në policinë rrugore, makina ishte djegur plotësisht.
“Nuk kishte mbetur asgjë nga plastika e makinës, madje edhe gomat ishin djegur”, tha i shokuar shoferi i makinës së Asistencës Rrugore.
Familja e Fabios është e shkatërruar pasi ai nuk mund të besojnë se një shëtitje e thjeshtë ishte e fundit për djalin e tyre 17-vjeçar.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidenti/ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.