“Ëndrrat e Hamletit” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar SITFY

Share

126867883 1071146890012923 6909741851788229407 n

Është bërë e ditur se drama ‘’Ëndrrat e Hamletit’’ ka fituar çmimin kryesor ‘’Monodrama më e mirë e festivalit’’ në Festivalin Ndërkombëtar SITFY në Egjipt, në konkurencë të monodramës, “Monodroma më e mirë e festivalit”, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se në këtë festival, të mbajtur në Sharm El Sheikh të Egjiptit, drama është e bazuar në veprën e Shekspirit “Hamleti, Princi i Danimarkës”, me tekst të shkruar nga Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymberaj arriti një sukses tejet të madh, duke rrëmbyer çmimin kryesor.

’’Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës. Premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 31 mars të vitit 2018 në Teatrin ‘’Dodona’’.

126252941 214400790100689 379950591815538268 n

126858343 814753532636674 1256457807014244174 n

126487824 425205555307592 69233803204333680 n

The post “Ëndrrat e Hamletit” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar SITFY appeared first on Albinfo.


Share

Komente