Energjia me fasha për të fshehur vjedhjen, thotë eksperti

Shpërndaje lajmin

Kriza në sektorin energjetik shqiptar është pasojë e keqmenaxhimit dhe vjedhjes jo për shkak të thatësirës dhe pamundësisë së prodhimit për të mbuluar nevojat. Kështu tha eksperti i energjisë Eduard Elezi në emisionin Sot në Euronews Albania.
Elezi tha se 2021 shënoi një rekord të sektorit të energjisë neto, por në vend që sektori të fitonte para, ka inkasuar 200 mln euro borxhe.
“Vjedhja ka kosto të cilat qeveria s’i mban dot dhe do të rrisë çmimin e energjisë për konsumatorët dhe biznesin. Arritën të rrezikojnë furnizimin me energji elektrike me Kaskadën e Drinit, ndërsa Fierza pushoi së punuari. Ndaj është keqmenaxhim në hidro dhe vjedhje në shitje-blerje që arrin shifrat 400 mln euro në 2021”, tha eksperti.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Avrami: Energjia nga TEC-et lundruese kosto më të ulët se importi
Kriza energjetike, Civici: Nëse gjendja përkeqësohet do të kemi rritje çmimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.