Enriko Papa fiton kupën e Rumanisë, sulmuesi që i duhet Sylvinhos

0
Shpërndaje lajmin

Ditën e shtunë trajneri Sylvinho publikon listën e lojtarëve të thirrur për dy përballjet e muajt qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Një emër i cili duhet testuar patjetër është dhe ai i sulmuesit Enriko Papa, i cili së fundmi fitoi kupën me skuadrën e Sepsi Sf Georghe në Rumani.
I kontaktuar nga Euronews Albania, Papa ka pohuar se është gati për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare, ndërsa është në pritje të një ftese nga Sylvinho.
“Jam në formë shumë të mirë, e ndjej veten gati për kombëtaren shqiptare dhe jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim. Sapo fitova kupën me skuadrën time Sepsi në Rumani, ndërsa Rizespor kërkon që të rikthehem në kampionatin turk në sezonin e ri”,-tha Enriko Papa.
Papa është një lojtar që ka shkëlqyer në kampionatin rumun edhe në kohën kur lunate me Botostanin, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç, ndërsa u transferua tek Rizespor. Përgjatë tërmetit të Turqisë u huazua tek Sepsi, por duket se sulmuesi shqiptar është i ‘apasionuar’ pas trofeve.
Në një pikë ku kombëtarja shqiptare ka nevojë për sulmues goli, Papa është një nga ata të cilët i duhet Sylvinhos në ndeshjet e qershorit.
LEXONI GJITHASHTU:

Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, 10 të plagosur në Karolinën e Jugut
GJKKO pushon padinë e Lulzim Bashës ndaj Erion Veliajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *