Epidemiologu dorëhiqet nga Task-forca: Presioni nga politika, i padurueshëm

Share

althaus epidemiolog 280x280 1

Epidemiologu Christian Althaus, nga Universiteti i Bernës, ka dhënë dorëheqjen nga task forca shkencore federale. Ai ka njoftuar në Twitter për hapin e tij, raporton srf,ch.

“Politika më në fund duhet të mësojë të përballet me shkencën në baza të barabarta”, ka shkruar ai me këtë rast, transmeton albinfo.ch. Althaus në këtë pikë i referohet një artikulli të gazetës “Aargauer Zeitung”. Gagzeta bëmn fjalë për faktin se disa këshilltarë federalë (ministra) e marrin me vështirësi paraqitjen e task forcës – dhe faktin se vendimet e tyre kritikohen nga ana shkencore. “Një nga arsyet pse e lë” është kjo, shkruan Althaus.

Tensioni politik është bërë i vështirë dhe stresues, thotë Althaus për “SRF News”. “Unë nuk mund të koordinoj punën time në task forcë”.

Ai thotë po ashtu se dëshiron të vazhdojë të përqendrohet në projektet e tij kërkimore universitare, përcjell albinfo.ch. Epidemiologu i uron grupit të punës sukses në vazhdimësi. “Jam i impresionuar nga këmbëngulja e kolegëve të mi.”


Share

Komente