Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, lundrimi i pezulluar deri të martën

Shpërndaje lajmin

Era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën e Dukatit.
Disa pemë të mëdha kanë rënë dhe kanë penguar qarkullimin. Është dashur ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës për të hapur dhe pastruar rrugën.
Edhe në unazën e re të qytetit, në lagjen “10 korriku” në Vlorë, si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar pemët dhe është bllokuar qarkullimi rrugor.
Në rrugën Transballkanike, disa pemë kanë rënë gjatë natës. Këmbësorët janë detyruar të kalojnë në rrugën e makinave, pasi trotuaret janë bllokuar.
Kujtojmë që lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë në orën 22:00. Gjithashtu ka pasur ndërprerje gjatë natës të energjisë në disa fshatra si Radhimë, Dukat, Llogora e Orikum. Ndërprerja ka qenë për pak orë dhe më pas energjia elektrike është rikthyer serish.
Në këto fshatra ky problem është i zakonshëm dhe prej vitesh nuk ka marrë zgjidhje.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Reshje të dendura shiu në Tiranë, rritet niveli i Lanës
FOTO| Reshje të dendura, rritet niveli i lumit Kir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *