October 20, 2021

Erdhi nga Gjermania dhe dhuroi karroca për përsonat me nevoja të veçanta

Shpërndaje lajmin

Mërgimtarët nga diaspora asnjëherë nuk rreshtën së ndihmuari vendlindjen e tyre, si nga ana financiare ashtu edhe me mjete të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Humanizimin e tij e ka shprehur së fundmi, mërgimtari, Nevzat Berisha, i cili jeton në Gjermani ku ka dhuruar një donacion karrocash për personat me nevoja të veçanta.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se afaristi nga Drenoci, Nevzat Berisha, ka dhuruar një donacion karrocash.

“Njeriu i mirë dhe afaristi i vyeshëm nga Drenoci, Nevzat Berisha i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, sot, ka dhuruar një donacion prej tetë karrocash për personat me nevoja të veçanta, të cilat do të ju ndihmojnë personave që më lehtë ti kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm. Ai, po ashtu ka dhuruar edhe 500 euro të holla për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit. E falënderoj Nevzatin për ndihmën, solidaritetin dhe humanizimin e tij!”, ka shkruar kryetari Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *