November 29, 2021

Erdogan komunikon për herë të parë me kryeministrin izraelit që nga viti 2013

Shpërndaje lajmin

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, kontakti i parë që nga viti 2013, sipas zyrës së kryeministrit të Izraelit.  Bennett falënderoi Erdoganin për ndihmën e tij në lirimin e çiftit, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit izraelit.

Pas lirimit të çiftit, presidenti turk pati një bisedë telefonike edhe me homologun e tij izraelit Isaac Herzog, tha presidenca turke, duke iu referuar një kontakti relativisht të rrallë mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve janë të tensionuara.

Mordy dhe Natalie O’Connor u arrestuan javën e kaluar pasi fotografuan rezidencën e Erdoganit dhe u akuzuan për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *