Erdogan reagon pas disfatës në Ankara e Stamboll: Këto zgjedhje janë një pikë kthese

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se zgjedhjet lokale në të cilat Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim humbi, ndër të tjera, në Ankara dhe Stamboll nuk janë fundi, por një “pikë kthese”.
“Zgjedhjet lokale të 31 marsit u përfunduan në një mënyrë të denjë për demokracinë tonë. Nuk pati incidente që do të hidhnin hije mbi atmosferën zgjedhore. Demokracia turke ka dëshmuar edhe një herë pjekurinë e saj”, u tha Erdogan mbështetësve në Ankara, shkruan gazeta turke “Sabah”.
Ai tha se vullneti i kombit manifestohet në fletëvotim dhe se kombi ua ka përcjellë mesazhin e tij politikanëve.
“Ky 31 mars nuk është fundi, por një pikë kthese. Kombi ynë ua ka përcjellë mesazhet e tij politikanëve. Fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar”, tha Erdogan.
Ai shtoi se shpresonte se rezultatet e zgjedhjeve “do të jenë të dobishme” për Turqinë, popullin e saj dhe qytetet dhe fshatrat e saj.
Më herët, opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) shpalli fitoren në zgjedhjet për kryebashkiak në Ankara dhe Stamboll.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Goditje për Erdogan, opozita turke fitore historike në zgjedhjet lokale
Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon të rimarrë Stambollin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *