Erion Braçe plas akuzat e rënda: Lulzim Basha, një mutacion i së keqes Sali Berisha!

Share

Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.

Braçe shkruan se Basha është një mutacion i së keqes Sali Berisha.
Reagimi i Braçes: 

“LYLZIM BASHA NUK ESHTE I RI;
LYLZIM BASHA ESHTE NJE MUTACION I SE KEQES SALI BERISHA!

Por ka edhe me shume,
ESHTE HALLEXHI!

Lylzim Basha ka nje problem te madh,
te hershem me viktimat-te vraret,
te vdekurit.

Ne masakren e #KRUSHES,
por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat,
te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama;

Ne masakren e #21JANARIT,
problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin DESHMORET E KOMBIT;

Prej dje,
problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus;

Ai ka kohe qe numeron te humburit prej Coronavirus si nevojtar, si sukses i tij;
Por edhe si shpetim per ti ikur te vrareve, te vdekurve qe ai i ka hedhur mbi kurriz UCK!

Duhej fryre pafund numri qe te shuhej ndermarrja e tij e turpshme kunder UCK!

Ja doli per ca ore sot,
kur ju mori pacienteve mjeket jetike qe ju pergjigjen me dinjitet tamam atij!

Por kaq ama;
Ata tani jane ne pune, ende si cdo dite ne nente muaj!
Ai, Lylzimi po fle, por asfare rehat ama;
Gjumin nuk ja prish ti qe je i semure,
harroje ai nuk e rregullon balluken per ty hic; gjumin ja prishin te vdekurit qe i ka hedhur mbi kurriz UCK!”, shkruan Erion Braçe.

The post Erion Braçe plas akuzat e rënda: Lulzim Basha, një mutacion i së keqes Sali Berisha! appeared first on Media .


Share

Komente