Ermal Meta zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për të bijën

0
Shpërndaje lajmin

Këngëtari i njohur, Ermal Meta, ka dhënë një ditë më parë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur për karrierën por edhe jetën e tij private.
Pak ditë më parë artisti zbuloi se do të bëhet baba për herë të parë dhe dje tregoi edhe emrin e veçantë që ai dhe partnerja e tij i kanë vendosur.
“Një aventurë e bukur do nisë. Ajo do të quhet Fortuna Marie”, shprehet Ermali në emisionin ‘Verissimo’.
Ndërkohë, ai tregoi edhe se titullin e albumit të tij të ri “Buona Fortuna” ia ka kushtuar të së bijës.
“Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”, shpjegon këngëtari i njohur.
Gjithashtu Ermali mes emocionesh ka rrëfyer se mezi pret që të takojë të bijën.
“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”, tha ai.
Ndërkohë kujtojmë se Ermal Meta rigjeti dashurinë pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo.
Ai nisi një romancë të re me Chiara Sturdà dhe e bëri publike lidhjen gjatë periudhës së izolimit, ku zbuloi se prej disa kohësh ishin fejuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *