Ermonela Jaho shpallet Artistja botërore e vitit

Shpërndaje lajmin

Sopranoja shqiptare me famë kombëtare është nderuar me një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare. Përkatësisht çmimin e “Artises së Vitit” dhënë nga ICMA,  cila është praktikisht EMY e muzikës lirike, përcjell albinfo.ch.
Ky kompeticion botëror, në motivacionin e nderimit të sopranos shqiptare shkruan: “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por, kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë shkallë të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”
Vetë sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare ka shkruar për çmimin: “Shumë e nderuar”. Kurse këngëtarja Hersi Matmuja, e cila e ka shpërndarë menjëherë postin e Ermonela Jahos në rrjetet sociale, bën një paralelizëm me situatën aktuale, ku “të famshëm” në Shqipëri shpallen jo vlerat reale, por të kundërtat e tyre. “Këto lajme duhet të bëhen virale.
Uragani Ermonela Jaho, çfarë krenarie!!!, shkruan Hersi Matmuja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *