Ervin Bushati infektohet me koronavirus

Share

Deputeti socialist Ervin Bushati është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Bushati thotë se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka bashkangjitur edhe një foto ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

Një numër jo i vogël zyrtarësh në radhët e PS-së e kanë fituar betejën me këtë sëmundje në këto 9 muaj pandemi.

f77fe8e4 a306 4df6 9628 bf906744eb87 640x731 1

The post Ervin Bushati infektohet me koronavirus appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente