Escobar: Shpresoj se Prishtina të pranojë shtyrjen e afatit për targat

0
Shpërndaje lajmin

I dërguari i posaçëm i administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u shpreh se shpreson që autoritetet e Prishtinës do t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për zgjatjen e periudhës së riregjistrimit të automjeteve serbe me targa RKS për dhjetë muaj.
Escobar ka theksuar për shërbimin shqiptar të Zërit të Amerikës se ende nuk ka marrë përgjigje nga Prishtina për këtë çështje.
“Shpresoj se do t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës, jo vetëm të SHBA-së, por edhe të vendeve të tjera të Quintit, të Bashkimit Evropian, si dhe të raportuesit special Miroslav Lajçak”, tha Escobar.
Ai ritheksoi se SHBA-ja e përkrah plotësisht iniciativën franko-gjermane për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se pret momentin kur publiku të njihet zyrtarisht me të.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Berisha i përgjigjet Escobar: U shpalla non grata që të ndihmohej qeveria e Ramës
SHBA shqetësime për amnistinë, Escobar: Qeveria shqiptare të dëgjojë sugjerimet

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *