“Është e kotë! Lëri batutën batutaxhiut”, Ylli Manjani ‘lëshon thumbin’ për Ramën dhe Metën

Share

Për avokatin në fushën e batutave Ylli Manjani, lideri i PD Lulzim Basha bën mirë që nuk e konkuron kryeministrin Edi Rama në fushën e batutave.

“E pranon se Rama është i pakonkurueshëm aty, ndaj bën politikë me dekorata e fjalë e gjeste të thjeshta. S’ka kuptim të bëjë batua me një batutaxhi të thekur, me dhe pa tuta”, – shprehet Manjani në postimin e tij.

Manjani nuk lë pa thumbuar edhe presidentin Meta ku shkruan: “Fjala vjen çkuptim ka batuta me gratë e Bjellorusisë, kur detyrohesh të sqarosh kuptimin e batutës me zëdhënës?! As kuptim e as vlerë ka ajo batutë”.

Postimi i Manjanit

“Mirë e ka Basha që nuk konkuron fare në fushën e batutave.

E pranon se Rama është i pakonkurueshëm aty, ndaj bën politikë me dekarata e fjalë e gjeste të thjeshta.

Ska kuptim të bëjë batua me një batutaxhi të thekur, me dhe pa tuta.

Është e kotë.

Fjala vjen çkuptim ka batuta me gratë e Bjellorusisë, kur detyrohesh të sqarosh kuptimin e batutës me zëdhënës?! As kuptim e as vlerë ka ajo batutë.

Ndaj ka të drejtë Basha.

Jepi Çezarit ç’është e Çezarit dhe lëri batutën batutaxhiut!

Ndërkohë ka plot punë të tjera për të cilat kërkohet fjala drejtpërdrejtë dhe me kuptim të pastër…” – shkruan Manjani.

The post “Është e kotë! Lëri batutën batutaxhiut”, Ylli Manjani ‘lëshon thumbin’ për Ramën dhe Metën appeared first on Lajme.al.


Share

Komente