“Është ezmer”| Shabani: Rama me këto do merret, s’ka ide politike

0
Shpërndaje lajmin

Endi Shabani i cilësoi batuat e kryeministrit Rama se “kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belin Këlliçi i ka humbur fizarmomika”, si raciste.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Shabani, tha se fizarmonika në Shqipëri lidhet me komunitetin Rom, duke nënvizuar se batuta nuk ishte në lidhje me autobuzin fizarmonikë, por me ngjyrën e lëkurës së Këlliçit.
“Ka një gjuhë komunikimi dhe në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, është një komunitet që është komuniteti Rom, të cilëve Rama i është referuar shpesh si njerëz që bëjnë aheng. Në fakt është e vërtetë pasi kanë gjetur një mënyrë të jetuari përmes fizarmonikës, përmes veglave muzikore. Dil bë një sondazh, njerëzit kuptuan atë që iu tha. Dhe është më e ndershme të dalësh qartazi dhe ta mbrosh që unë këtë po bëj. Se këtë bëri dhe në vitin 2021 që u mor personalisht me kandidatët, me pamjen e tyre dhe nuk u mor me idetë politike të tyre. Dhe kjo është realisht se Edi Rama nuk ka ide të reja politike”, tha Shabani.
 
LEXO GJITHASHTU:

Pse PS zgjodhi një kënë tallava? Ekspertja: Rama di ta lexoj mendjen e shqiptarëve
Idetë politike, ironizon Agostini: Njësoj si burri që fton gruan në dhomë dhe…
“Hajdut, i poshtër, i vrumosur”- nuk përmbahet Gogu: Merreni me tiparet personale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *