September 25, 2021

Është mbrëmja e finales së Champions, Guardiola e Tuchel zbulojnë rreshtimet

Shpërndaje lajmin

Mbrëmja e sotme është e veçantë për gjithë tifozët e futbollit sepse luhet finalja e Champions league. Manchester City dhe Chelsea i mundën të gjithë dhe sfidojnë njëri-tjetrin sot në “Estadio Do Dragao” të Portos.

Guardiola dhe Tuchel fatmirësisht nuk kanë mungesa të mëdha dhe vijnë në fushë me më të mirët. Para pak caste u publikuan formacionet zyrtare. Guardiola nuk i ndahet formacionit 4-3-3 dhe i ka besuar lojtarëve që ka aktivizuar rregullisht gjithë sezonit.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Tuchel, i cili menjëherë injektoi filozofinë e tij te anglezët dhe sonte i zbret me rreshtimin 3-4-2-1. Janë emrat e zakonshëm dhe Timo Wernerit i është dhënë besim dhe e nis nga minuta e parë sonte. /abcnews.al

Formacionet zyrtare

Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *