November 28, 2021

Është në qendër të merkatos, Vlahovic: Duam të shkojmë në Evropë, nuk më intereson asgjë tjetër

Shpërndaje lajmin

Emri i Dushan Vlahovicit është në buzët e të gjitha klubeve të mëdha në Evropë. Sulmuesi i ri i Fiorentinës vazhdon të mahnisë në Serie A bazuar në paraqitjet dhe golat e shkëlqyera dhe për këtë skuadra si Juventusi  po mendojnë madje të vendosin një shumë të madhe milionash në tavolinën e skuadrës së violës në merkaton e ardhshëm dimëror.

Megjithatë, edhe pse e ardhmja e sulmuesit 21-vjeçar është e pasigurt, Vlahovic e ka të qartë se e tashmja e tij është në Firence .

Në një intervistë për median serbe Telegraf , në të cilën është pyetur për fitoren e fundit të arritur ndaj Milanit dhe kualifikimin në Botërorin e Katarit 2022 të arritur me Serbinë, sulmuesi është fokusuar te klubi i tij aktual:“Ne të gjithë jemi duke punuar dhe duam të shkojmë në Evropë, sepse Fiorentina nuk ka luajtur atje për shumë vite dhe mendoj se do të ishte një sukses i madh për klubin” .

Pas katër sezonet në Firence, Vlahovic pohon se ai do të “bëjë gjithshka të mundshme për të arritur disa nga qëllimet që kemi vendosur veten“, dhe kjo është arsyeja pse, në këtë moment, sulmuesi serb fokusohet vetëm dhe ekskluzivisht në ekip violë:

” Jam i fokusuar te futbolli, të stërvitem dhe të përmirësoj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin. Qofshin gola, asistime apo gjëra të tjera në lojë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë dhe gjithçka tjetër që ndodh rreth meje nuk më intereson.”

Futbollisti 21-vjeçar pranon se mundohet “të mos ndjek shumë mediat, por disi më arrin gjithmonë. Ose ma dërgojnë miqtë ose më shfaqet në rrjetet sociale“. 12 gola në 14 ndeshje këtë sezon nuk kanë kaluarpa u vënë re. “Shpresoj të vazhdoj kështu,” tha ai. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *