Eskpertja e bankës: Kur paguan ‘kesh’ shpenzimet i kupton kur boshatiset portofoli

0
Shpërndaje lajmin

Kur paguan ‘kesh’ shpenzimet i kupton kur të boshatiset portofoli, kështu tha ekspertja e bankës Arlinda Koleniço e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”.
“Edhe “kesh-i” ka atë pjesën e vetë se ti e shikon që po boshatiset portofoli dhe e mbledh mendjen që nuk ke më. Këtu në përgjithësi kartat e debitit janë të lidhura me llogarinë rrjedhëse, në momentin që nuk ke më para në llogarinë rrjedhëse nuk ke më opsione blerje. Ndryshe nga kartat e debitit me të cilat mund të vazhdosh të blesh.
Karta e debitit është një linjë kredie që banka ju ofron. Pra nuk ke gjendje në llogari por banka ju lejon të shpenzoni  deri në një shumë të caktuar për të cilën jeni dakordësuar me bankën. Ka një komision, nuk ka gjë falas, kur vjen data e caktuar ti bën shlyerjen me bankën”,- tha për Euronews Albania ekspertja Koleniço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *