Eskstradimet e gylenistëve në Turqi, Financial Times: Loja e madhe e Erdoganit në Ballkan

Share

Paratë për ndërtimet turke pas tërmetit në Shqipëri kanë prapavije politike. Gazeta e njohur “Financial Times”, i ka kushtuar një hapësirë të madhe një analize që sipas saj të bazuar edhe në fakte të çon ne pretendimin se Erdogan po përpiqet që kundërshtarët e tij të Fetullah Gylenit t’i rikthejë në Turqi për dënim. Për këtë sipas britanikes, Turqia po përdor karrotën me financime edhe pse Shqipëria nuk ka dashur të hyjë në vurbullën e esktradimeve politike, por mesa duket është gjunjëzuar kohet e fundit.

Shqetësimet për ekstradimin e shtetasve turk nga Ballkani Perëndimor, janë në qendër të një prej tre serive që e përditshmja prestigjoze i kushton, asaj që e quan Loja e Madhe e Erdogan. Në artikullin e titulluar, “Intrigat turke në Ballkan”, gazetaret Valerie Hopkins dhe Laura Pitel, njëra prej të cilave ka qenë në Tiranë, ndalen tek rasti i shtetasit turk Harun Çelik, i liruar nga një burg shqiptar dhe kthyer me shpejtësi në vendin e lindjes.

Udhëtimi misterioz që të kujton, rrëmbimet e kryera nga CIA-s pas sulmeve terroriste, shkruan media, është i fundit i një vargu ekstradimesh të qytetarëve turq në rajonin e Ballkanit, por edhe në vende të tjera që varen nga Ankaraja për financa, mbështetje politike ose humanitare…në shkrim, thuhet se Tiranës i është bërë presion konstant nga Turqia, edhe pse qeveria shqiptare e mohon publikisht rolin e saj në rrëmbimin e Çelik.

“Në rastin e zotit Çelik, incidenti pasoi vite me presion diplomatik mbi Tiranën zyrtarë, për të dorëzuar Gylenistët e pretenduar dhe për të mbyllur, ose ndryshuar pronësinë e shkollave dhe universiteteve të drejtuara nga Gylenistët”.

Financial Times citon një zyrtar të lartë të thotë se Ankaraja kishte dërguar një listë me qindra emra të mbështetësve të pretenduar të Gylen, të cilët shpresonte se do të ktheheshin në Turqi.

“Një zyrtar i qeverisë shqiptare tha se ndërsa Tirana kishte kërkuar t’i rezistonte kërkesave të Turqisë, koha e largimit të zotit Çelik përkon me një premtim turk për të dhënë miliona ndihmë pasi një tërmet shkatërrimtar goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.  Kjo është diplomaci transaksionesh”- tha zyrtari.

Financial Times shkruan më tej se gjatë vizitës së javës së kaluar të kryeministrit Rama në Turqi, Erdogan ishte shprehur se dy vendit janë në një mendje sa I përket kërcënimeve që burojnë nga Gylenistët.  


Share

Komente