Estonia do të “shkatërrojë” trashëgiminë sovjetike

Shpërndaje lajmin

Zyra Shtetërore e Estonisë ka përpiluar një listë me më shumë se 320 monumente sovjetike që mund të prishen, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke iu referuar portalit shtetëror estonez “ERR”.
Prej qershorit, pranë Zyrës Shtetërore punon Komisioni për Monumentet, detyra e të cilit është të përcaktojë gurët e varreve dhe monumentet me simbole sovjetike që do të hiqen ose zëvendësohen me mbishkrime neutrale dhe përbërja e komisionit nuk është bërë ende publike, raporton “ERR”.
“Komisioni arriti në përfundimin se 322 monumente në vende publike me simbole të pushtetit pushtues mund të prishen ose të zëvendësohen me simbole me kuptim neutral”, thuhet në mesazhin e Komisionit.
Më 4 gusht, qeveria e Estonisë njoftoi fillimin e një fushate për të çmontuar monumentet ushtarake sovjetike dhe për të rivarrosur eshtrat e ushtarëve në të gjithë vendin.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘Investoni në bono thesari’, qeveria u bën thirrje qytetarëve: Do dilni të fituar
Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *