EULEX-i i shqetësuar për situatën para zgjedhjeve në Veri

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Kosovës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 23 prill në katër komunat veriore. Këtë të fundit i kanë koha.net se urdhëri operativ parasheh masat e sigurisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor përcjellë albinfo.ch.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, si dhe konform planifikimeve operacionale policore. Po ashtu, edhe në rastet kur organizohen zgjedhje qendrore apo lokale, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe prokuroria e shteti dhe gjyqësori në Kosovë janë të gatshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. “Si përfundim ju njoftoj se Prokurori i Shtetit në interes të mbrojtjes se votës, në vazhdimësi angazhohet në zgjedhjet lokale dhe nacionale sipas planit operativ dhe procedurave standarde të veprimit me Policinë e Kosovës. Gjithashtu, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të datës 23 prill 2023, në katër komunat kemi caktuar prokurorë kujdestarë, si dhe policë hetues dhe gjyqtarë kujdestarë të caktuar nga institucionet relevante”, ka thënë Pula për koha.net, përcjellë albinfo.ch.
Megjithatë, EULEX është i shqetësuar për situatën e sigurisë në komunat ku votohet të dielën.
“Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë. Edhe vakumi i sigurisë e i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb po vazhdon. EULEX-i po e monitoron nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës, edhe në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër kryetarë komunash dhe dy kuvende komunale në veri të Kosovës. Në këtë kuptim, po i shqyrtojmë skenarët e mundshëm, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in”, thuhet në njoftimin e EULEX-it, përcjellë albinfo.ch.
Më 23 prill votohet për kryetar të komunave në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *