October 23, 2021

EURO 2020/ Fund dramatik, Ukraina shënon në shtesën e shtesës ndaj Suedisë dhe kalon në çerekfinale (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Ukraina ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga legjenda Andrey Shevchenko ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1.

 

 

Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1 derisa fituesi u përcaktua vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë.

Ukraina kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e Zinchenko.

Rezultatin e barazoi Forsberg pak para fundit të pjesës së parë.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt.

Golin e fitores për Ukrainën e shënoi Dovbyk në minutën e 120 të ndeshjes.

Në Çerekfinale, Ukraina do të luaj me Anglinë. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *