January 24, 2022

Euro 2020, Giroud: Besoni te “gjyshi”, kam akoma ambicien e një 20-vjeçari

Shpërndaje lajmin

Franca ka shumë alternativa cilësore në sulm, aty ku bën pjesë edhe Oliver Giroud. Edhe pse ka luajtur vetëm 14 minuta në Euro 2020, sulmuesi “veteran” nuk dorëzohet dhe kërkon të aktivizohet.

Në prononcimin e dhënë për La Figaro, 35-vjeçari i Chelsea lë mënjanë modestinë dhe jep një mesazh të qartë për trajnerin Didier Deschamps.

Nuk kam mbaruar. Jam 35 vjeç, por kam ende ambicien e një 20-vjeçari. Unë përqendrohem te fusha dhe detyrat e mia. Nuk kënaqem kurrë, kërkoj gjithmonë edhe më shumë: dua të fitoj, asgjë tjetër.

Kini besim tek unë, ‘gjyshi’ nuk ka vdekur akoma“, deklaron Giroud, e ardhmja e të cilit me shumë mundësi do të jetë te kuqezinjtë e Milanit në Serie A. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *