Euro ra kundrejt dollarit, lajme të këqija nga Eurozona dhe Gjermania 

0
Shpërndaje lajmin

Euro ra kundrejt dollarit amerikan, ndërsa lajme të këqija erdhën për aktivitetin ekonomik në Eurozonë dhe Gjermani në gusht.
Në orën 12:20 të ditës së sotme, euro u shit për 1,08083 dollarë në bursën globale për tregtimin e valutës, që është vlera më e ulët e euros për më shumë se dy muaj.
Monedha evropiane është tani më e dobëta kundrejt dollarit që nga 14 qershori.
Kjo rënie nuk do të thotë ndryshim i trendit në tregun valutor, por përshpejtim i tij, pasi euro ka rënë kundrejt dollarit që nga gjysma e dytë e korrikut.
Arsyeja kryesore është rënia e madhe e sektorit gjerman të shërbimeve, e cila ndikoi ndjeshëm në rënien e sektorit të shërbimeve në të gjithë Eurozonën.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Zyrtare: Al Nassr konfirmon transferimin e 60 milionë eurove
Përballja me flakët në pyjet e Kolonjës, Euronews Albania ndjek aksionin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *