Eurodeputeti holandez jep lajmin e mirë për Kosovën: Është koha që shteti ynë ti ndihmojë Kosovës me…

Shpërndaje lajmin

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm pa pasur lirinë e lëvizjes pa viza në Zonën Schengen. Përveç Francës, skeptike është edhe Holanda, shtete këto që vazhdojnë të konstatojnë se Kosova duhet të bëjë edhe më shumë në lutën kundër KRlMlT të organizuar dhe korrupsionit.
Lidhur me këtë qëndrim të Holandës sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët, në gazetën holandeze “Trouw” kanë dalë me një shkrim të përbashkët, eurodeputeti holandez Thijs Reuten dhe aktivisti Stefan van Dijk.
Në këtë shkrim të përbashkët, Reuten dhe van Dijk kërkojnë që Holanda të mbështes Kosovën demokratike dhe kanë kërkuar që të hiqet bllokada për udhëtim pa viza, bllokadë të cilën Reuten dhe van Dijk e quajnë “të pakuptimtë”, transmetoi Gazeta Express.
Tutje të dy përmendin faktin se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar kushtet dhe se objektivisht është e gatshme për të marrë liberalizimin e vizave.
Derisa theksojnë se për fat të keq ka shtete anëtare të cilat s’janë dakord, e këtu bëjnë pjesë Franca dhe Holanda.
Të dy holandezët, autor të shkrimit, thonë se Qeveria e Holandës nuk është mjaftueshëm e bindur për progresin e Kosovës në luftën kundër KRlMlT të organizuar dhe korrupsionit, derisa theksojnë se një qëndrim i tillë është i pa qartë dhe vështirë i vërtetueshëm.
Përveç kësaj, Reuten dhe van Dijk thonë se një qëndrim i tillë i Holandës është i motivuar edhe politikisht, dhe shtojnë se duke vepruar në një mënyrë të tillë, politika holandeze po minon një proces që është ndërtuar mbi kritere të paanshme

Leave a Reply

Your email address will not be published.