Shpërndaje lajmin

Edhe pse Euronews Albania është një nga filialet më të reja të familjes së madhe mediatike Euronews  shumë shpejt u shndërrua edhe një model gjithmonë duke u bazuar tek lajmi i besueshëm, dhe me të gjitha këndvështrimet.
Bashkëpunimi, shkëmbimi i eksperiencave është ajo çka forcon punën e gazetarëve në të gjitha shtetet ku Euronews ka shtrirë rrënjët e tij.
Pikërisht për të forcuar këtë bashkëpunim por edhe për të ndarë përvoja Euronews Albania mirëpriti përfaqësues nga të gjithë Euronews nga Afrika në rajon.
Duke vizituar ambientet e Euronews Albania gazetarë e redaktorë njohën nga afër sesi ia ka dalë Euronews Albania të shndërrohet në një nga televizonet më të besueshme në Shqipëri. Ata panë nga afër mjediset në regjinë e Euronews Albania aty  ku punohet me shpejtësi dhe profesionalizëm për të raportuar lajmin e besueshëm në kohë reale.
Duke ndjekur standardet europiane që nga raportimi i lajmit deri te teknologjia e fundit  Euronews Albania është kthyer në një pikë referimi për të gjithë kolegët e Euronews.
Bazuar në fakte dhe shifra e gjithë prodhimtaria e Euronews Albania përfshirë edicione lajmesh por edhe emisione vërtetoi para kolegëve se është një model suksesi dhe një shembull që duhet ndjekur. Shikueshmëri e lartë e televizionet edhe në mediat sociale ç’ka e sjell Euronews Albania më afër publikut të të gjitha moshave, pa censurë e duke respektuar të gjitha këndvështrimet.
Edhe pse një sfidë, kolegët nga Euronews u njohën nga afër me të gjitha programacionet dhe sesi grupi  i Euronews Albania, ia del të jetë live 16 orë në ditë duke sjellë çdo ditë tema të ndryshme, problematika jo vetëm nga Shqipëria, por duke ofruar një mbulim profesionist të ngjarjeve edhe nga rajoni Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe  Bosnje Hercegovina. Duke u shndërruar në një pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.
Gjatë vizitës në Tiranë kolegët nga të gjitha filialet e Euronews vlerësuan drejtimin e ri të Euronews dhe suksesin e arritur në vetëm 3 vite e gjysmë.  Ata vlerësuan  edhe bashkëpunimin duke e cilësuar Euronews një familje të madhe e cila punon fort për të mbajtur lart një logo të rëndësishme e cila prej 30 vitesh ka shkruar historinë në botën e gazetarisë profesioniste.
Por çfarë e bën të veçantë Euronews Albania dhe si e vlerësuan kolegët ecurinë e televizionit?
“Euronews Albania është live gjatë të gjithë ditës, kjo është brilante. Keni shumë prezantues që janë gjithnjë në kontakt me publikun  nuk ka hapësirë mes publikut shqiptarë dhe tyre. Kjo është e mrekullueshme. Dua të përgëzoj Ben Blushin, Teo Cami dhe Bjorn Xhokaxhi për këtë frymë të re në Euronews Albania, është një sukses edhe për ne.  Afiliatetet e tjera nuk janë live gjatë të gjithë kohës ndërsa Euronews Albania është live gjatë të gjithë ditës e për këtë arsye keni rezultate shumë të larta në tregun mediatik por edhe në you tube”- tha Francois Chignac Drejtori i televizioneve “franchise” në Euronews Group.
‘’Nga Euronews World në Lion në vlerësojmë  arritjet  e shkëlqyera  të zotit Ben Blushi te Teo Camit në Euronews Albania vecanërisht në transmetim dhe në rrjetet sociale. Një Bravo e madhe për të gjithë ata që punojnë në Euronews Albania. Ajo që e bën unike Euronews Albania  është fakti që është live gjatë të gjithë ditës nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë, 9 moderatorë të ndryshëm, është prezentë gjatë të gjithë kohës në instagram,  facabook, you tube. E gjithë kjo e bën Euronews Albania, median e re që shqiptarët po kërkonin”- u shpreh Quentin Ankri Shef i Menaxhimit të Projekteve në Euronews.
“ Euronews Albania është një eksperiencë e bukur si filial. Mbulon një rajon që është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian dhe për të gjithë Europën. Është një vend që po kandidon për të qenë pjesë e Unionit dhe është shumë e rëndësishme për Euronews që të jetë prezente në këtë rajon me logon  e tij. Ndër të tjera kolegët tanë gazetarët nga Euronews Albania po kontribuojnë të mbulojnë shumë çështje të rajonit. Si reporter por edhe si publik  unë po mësoj shumë gjëra nga ky vend’- shtoi Sergio Cantone  Koordinator editorial i filialeve të Euronews.
Ajo që e  bën unike Euronews Albania është fakti që po mbulon një rajon që është shumë afër me mua si italian që jam.  Po raporton një rajon që është shumë interesant siç është Ballkani Perëndimor nga historia te kultura. Euronews ALbania është shumë e fortë në këtë pikë. Por edhe të qënurit live në mënyrë profesionale e bën edhe më unike….
Një model suksesi por edhe një shembull për tu ndjekur  kështu e vlerësuan kolegët e rajonit eksperiencën në Euronews Albania.
“Gjatë këtyre ditëve ajo që pamë në Euronews Albania ishte një punë shumë e madhe. Jam shumë e lumtur që biseduam dhe jeni një shembull shumë i mirë për tu ndjekur.  Ajo çka Euronews Albania  ka bërë me platformat digjitale është e mrekullueshme dhe ne duhet të mësojmë nga ju duhet të adaptohemi me njerëzit në rrjetet sociale.  Urime po bëni një punë të mrekullueshme me botën digjitale”-  Marina Stoimenova kryeredaktore në Euronews Bullgari.
“Për ne Euronews Albania ka qenë gjithmonë e vlerësuar sepse nisi një vit përpara nesh. Euronews Albania shtroi edhe rrugën për  të ndjekur më pas hapat. Për ne ishte më lehtë. Skuadra e Euronews Albania ishe aty duke na dhënë eksperiencë dhe na mësoi të mos gabonim.  Ne gjithmonë shfrytëzuam  mundësinë për të shkëmbyr ide, ne jemi fqinj, kemi interesa të përbashkëta vecanrëisht në Kosovë, ku ekipet tona bashkëpunojnë sepse është me lehtë të punojnë së bashku”- tha Bojan Brkić kryeredaktor i Euronews Serbi.
Gjatë ndalesës në Euronews Albania ne u mahnitën nga të dhënat dhe performanca juaj në rrjetet sociale. Dhe jam i lumtur për bashkëpunimin me Euronews Albania.
“Jam e lumtur që vizitova Euronews Albania me kolegë të mrekullueshëm. Ishte bukur të shkëmbenim ide, çdo gjë ka rëndësi në këtë mjedis. Ne jemi një familje e madhe si Euronews. Në Euronews Albania pamë shumë gjëra të cilat duhet ti ndjekim. Ajo që më tërhoqi më shumë dhe gjëja më rëndësishme ishe ishte stafi, njerëz miqësor dhe profesionistë “- tha Marina Vashakmadze Kryetare e Bordit Redaktues në Euronews Gjeorgji.
“Një eksperiencë shumë e bukur të bashkoheshim në Eurtonews Albania të gjitha filialet. Përgëzoj Euronews Akbania për neutralistetit dhe suksesin në rrjetet sociale, kjo është sfida e ditëve të sotme. Ajo që pashë e mësova  në Euronews Albania  ishte një program intensiv, që përfshinte publikun. Ky është një model që nëse funksionon në një rajon me kaq shumë debate është një sukses. Falemnidnerit që na ofroni një model të tillë dhe na jepni mundësinë   të bashkëpunojmë e të njohim njëri tjetrin.’-Andra Diaconescu  kryeredaktore e Euronews Rumanisë
Gjatë vizitës në Euronews Albania duke shkëmbyer ide dhe eksperienca u ra dakord njëzëri se bashkëpunimi mes filialeve është një sukses. E ajo që e bën unike brandin e Euronews është besueshmëria dhe vlerësimi për të gjitha këndvështrimet.
“Lajmet e balancuara kjo e bën  Euronews një nga brandet më të suksesshme në Euronews dhe në të gjithë botën, vijon të raportojë lajme profesionale. Perspektivat e reja nga Euronews Albania, Euronews Serbia, Euronews Gjerorgjia, Euronews Bullgaria të gjitha këto filiale sjellin të gjitha këndvështrimet për çështje të ndryshme. Euronews është unike dhe e dallon nga televizionet e tjera. Euronews është Unike, Euronews Albania është unike mes të gjitha filialeve”
“Falë Teo Çamit ne u bashkuam në Euronews Albania, patëm mundësi të krijonin atë që unë e quaj Kombet e Bashkuar të Euronews në Tiranë. Euronews Serbia, Bullgaria, Gjeorgjia Rumania  ishin këtu. Bashkëpunimi ishte fantastik ne ndërtuam newsroomin më të madh në Europë. Pikërisht bashkëpunimi mes filaliave në rajon na lejon ti japim publikut të gjitha këndvështrimet. Ju ftoj të ndiqni Euronews Albania”- Quentin Ankri Shef i Menaxhimit të Projekteve në Euronews
“Mendoj se bashkëpunimi mes filialeve mund të përmirësohen, për momentin gjërat po ecin  shumë mirë. Ka filale që kanë nisur më herët disa më vonë,  por sienergjia mes tyre është e fortë. Njerëzit po punojnë me shumë entuziazëm nga Tirana në Beogradi,  nga Beogradi në Sofje, nga Sofje në Bukuresht, e tani edhe përtej Detit të Zi në Gjeorgji. Ajo që e bën Euronews unik si brand është emri. Ishim të parët që krijuam një transmetim europian, duke u ofruar europianavë një këndvështrim  editorial, duke i dhënë mundësi të kenë përballë të gjitha këndvështrimet  nga e gjitha Europa nga lindja në perëndim.”- shtoi Sergio Cantone  Koordinator editorial i filialeve të Euronews.
“Ne jemi si një familje e madhe. Ne punojmë si një ekip dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse nuk besoj që televizonet në Europë dhe botë ja dalin në këtë mënyrë, ne kemi korrespondentë kudo. Edhe këtu në Ballkan ne punojmë si një ekip i madh Euronews Gjeorgjia, Serbia, Albania jemi një. Jemi një televizion i madh. Ajo që e bën unike Euronews është fakti se ka gazetarë kudo, gazetarë që janë qytetarë të atyre shteteve që i njohin mirë dhe mund të raportojnë. Në ditët e sotme ne japim lajme të vërteta dhe me fakte cka është sfidë e këtyre kohëve përpara lajmeve të rreme”- tha   Marina Stoimenova kryeredaktore në Euronews Bullgari.
“ Në Shqipëri ka një ekip shumë profesionist  dhe kjo për ne ka  shumë vlerë jo vetëm sepse shkëmbejmë më mirë materiale, po na ndihmon te njohim me mire njeri tjetrin, çka është e rëndësishme për të pasur edhe një rajon më të paqtë. Ne jemi ambasadorë të shteteve tona Shkëmbimet mes nesh janë shumë të rëndësishme shkëmbejmë ide, përvoja të ndryshme teknologjike. Përmes Euronews Europa ne njeh ne, dhe ne njohim Europën”- theksoi Bojan Brkić kryeredaktor i Euronews Serbi
“Ne jemi një familje sië thane koleget dhe ky është privilegj.  Shkëmbimi mes nesh sjell shumë përfitime, nuk shkëmbejmë vetëm materiale,  por duke dërguar reporterë në një tjetër shtet është një mundësi për të njohur kulturën e atij vendi. Kjo e bën unike Euronews. Ne e nisem Euronews Gjeorgjia për të sjellë Gjeorgjinë më afër Europës dhe e kundërta Europa të jetë më afër Gjeorgjisë kjo është unike”- Marina Vashakmadze Kryetare e Bordit Redaktues në Euronews Gjeorgji.
“Përmes Euronews kemi privilegjin të njohim të gjitha vendet e rajonit, kjo është forca jonë. Fuqia e transmetimit, materialet unike nga rreth 20 shtete por edhe nga reporterët që jetojnë në këto shtete e bën unike Euronews si brand, sepse mesazhi që dërgohet është profesionist dhe në këtë pikë ne nuk bëjmë kompromise’- Andra Diaconescu  kryeredaktore e Euronews Rumanisë.
Grupi i Euronews nga të gjitha filialet jo vetëm mësoi dhe na ofroi ide dhe eksperienca por u largua i entuziazmuar edhe nga mikpritja që Euronews Albania i ofroi. Takime të tilla do të vijojnë sepse familja e Euronews do të kujdeset që të ruajë e të forcojë këtë logo e cila prej 30 vitesh mbetet lider në raportimin e lajmit të balancuar.
LEXONI GJITHASHTU:

Ukrainë/ Helmohen 17 ushtarë rusë në Mariupol, 2 prej tyre humbin jetën
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti serb në Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *