Euronews Albania në referendumin në Veri, interes i ulët i qytetarëve për të votuar

0
Shpërndaje lajmin

Deri më tani, referendumi në komunat me shumice serbe në veri të Kosovës duket se nuk ka zgjuar interesin e qytetarëve.
Shqiptarë të Kosovës, ashtu si banorët serbë, nuk i janë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në referendumin ku votohet nëse qytetarët janë dakord ose jo që kryekomunarët të vijojnë punën e tyre.
Euronews Albania, vizitoi të gjitha qendrat në Mitrovicën e Veriut që në orët e para të mëngjesit, ku konstatoi se në dy prej tyre ishin regjistruar zero votues, e në rastin më të mirë, numri i fletëve në kuti nuk i kalonte 10.
Gjithashtu, edhe në qendrat e votimit ku numërohen shumë banorë shqiptarë të Kosovës, këta të fundit kanë zgjedhur mos paraqiten.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Veriu voton për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë
Lajçak në prag largimi, paralajmëron fazë të re në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *