Europa dhe Conference League: Përplasje për në çerekfinale, Juventus dhe Arsenal luajnë kartën e fundit, ja të gjitha sfidat

Shpërndaje lajmin

Sot do të luhen ndeshjet e raundit të dytë të 1/16 në Europa dhe Conference League.
Manchester United do të luajë sot në Spanjë ndaj Real Betis, me “djajtë e kuq” të cilët janë shumë afër kualifikimit, pasi sfida e parë u fitua bindshëm nga anglezët.
Ndeshje interesante do të jetë Freiburg-Juventus. Në raundin e parë, Juve fitoi në shtëpi me rezultatin minimal 1-0, por ky rezultat nuk ka siguruar ende asgjë për torinezët. Në Gjermani pritet të jetë një përballje e fortë, ku Juventusi do të bëjë pa shumë lojtarë të rëndësishëm si Alex Sandro, Bonuçi, Milik dhe Pogba.
Arsenal do të presë në Emirates Stadium portugezët e Sportingut. Në fakt, në raundin e parë “topçinjtë” nuk arritën të fitonin, pasi ndeshja përfundoi në barazimin 2-2.
Në Conference League, luhet gjithashtu raundi i dytë për një biletë në çerekfinalet e këtij kompeticioni evropian. Fiorentina do të ndeshet në shtëpinë e Sivassporit, me italianët të cilët e fituan përballjen e parë me rezultatin 1-0, edhe pse ndeshja u dominua totalisht nga ata.
Lazio do të udhëtojë sot në Holandë për një përballje ndaj AZ Alkmaar, me holandezët të cilët fituan në Olimpico me rezultatin 2-1./ h.ll/
Ndeshjet e Europa League:

Ndeshjet e Conference League:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *