September 25, 2021

Europol aksion në 10 shtete, përfshirë edhe Kosovën, arrestohen 18 persona

Shpërndaje lajmin

Një hetim masiv i Policisë spanjolle, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe autoritetet e imigracionit të Kosovës, Austrisë, Francës, Italisë, Sllovenisë, Portugalisë, Britanisë së Madhe dhe SHB-së, ka rezultuar me arrestimin e 18 personave.

Të dyshuarit thuhet se ishin të përfshirë në kontrabandim me migrantë dhe falsifikim dokumentesh, transmeton Koha, përcjell Albinfo.ch.

Pos të arrestuarve, autoritetet kanë kryer hetime në dy shtëpi dhe kanë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, para dhe droga.

EUROPOL-i njofton se rreth 400 shtetas shqiptarë kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *