Eva Murati surprizohet nga klubi turk i futbollit

Shpërndaje lajmin

Eva Murati është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Murati, prej vitesh tashmë është bërë pjesë e televizionit duke drejtuar një emision sportiv. Së fundmi, ajo është ka marrë një surprizë të këndshme nga klubi i futbollit turk, Antalyaspor.

“Një nga surprizat më të mira ndonjëherë! Delegatët e klubit të futbollit në Antalia erdhën për të më vizituar me një dhuratë të veçantë, fanellën e tyre zyrtare me emrin tim në të, shënuar numri 7, numri fatlum i qytetit të Antalias! Shumë faleminderit! Më zbukuruan ditën.”, ka shkruar Eva.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Kujtojmë që Eva ka firmosur kontrata të rëndësishme me disa firma italiane. “Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, tregoi më parë Eva. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *