Evakuuohet një pjesë e aeroportit të Cyrihut, shkak u bë një valixhe e braktisur
Një operacion policor po zhvillohet në Dock B në aeroportin e Cyrihut dhe sipas policisë, kjo është shkaktuar nga një valixhe e lënë pas.
“Rreth orës 15:00 u evakuua një pjesë e aeroportit. Një person la një valixhe pas dhe policia mbërriti me robotin bombë”, thuhet nga dëshmitarët atje, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë kantonale të Cyrihut, është raportuar një bagazh i braktisur. “Prandaj kjo u sigurua me një robot të telekomanduar. Terminalet B dhe D u evakuuan si masë paraprake”, ka thënë zëdhënësi i policisë Roger Bonetti, shkruan 20minuten.
Sipas një zëdhënëse të aeroportit, incidenti ka pak ndikim në operacionet e fluturimit. Megjithatë, mund të ketë vonesa të vogla ndërsa asnjë anulim nuk është planifikuar.