Evropë: Vonesa në transport dhe mungesë energjie shkaku i borës

Shpërndaje lajmin

Reshjet e dendura të dëborës dëmtuan infrastrukturës elektrike në Poloni, veçanërisht në provincat e saj jugore.
Zjarrfikësit ndërhynë gati 5000 herë në të gjithë vendin duke riparuar linjat e energjisë. Bora dhe reshjet bënë që rrugët në shumë provinca të ishin të pakalueshme.
Në malet Tatra u shpall  niveli i tretë i rrezikut të ortekëve. Deri në 20 centimetra borë ra në Republikën Çeke gjatë fundjavës. Aksidentet u shtuan dhe pati vonesa të shumta në  transportin publik.
Instituti Hidrometeorologjik Çek (CHMU) paralajmëroi  se reshjet e borës do të kthehen gjatë fundjavës, me deri në 15 centimetra borë në 24 orë, veçanërisht në zonat malore.
Për shkak të reshjeve të borës është rritur numri i aksidenteve . Ndonëse rrugët janë kryesisht të kalueshme duhet   kujdes i shtuar sidomos në zonat malore.
Stuhia e dëborës pritet të godasë Britaninë e Madhe edhe në javën e parë të shkurtit. Probleme të shumta janë verifikuar në Gjermani dhe Kroaci, ku dëbora ka bllokuar autostradat dhe ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore./Euronews

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *