December 3, 2021

Evropës i duhet energji bërthamore, kërkesë e re ndaj BE-së

Shpërndaje lajmin

16 ministra e ekonomisë dhe energjetikës nga 10 vende evropiane, në një reagim të përbashkët theksuan rëndësinë e energjisë bërthamore, duke deklaruar se “prodhimi i energjisë bërthamore është arma më e mirë për të fituar luftën kundër ndryshimit të klimës”.

Kur shqetësimet për furnizimin dhe kërkesën e energjisë janë rritur për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit global, rritjes së çmimeve të naftës dhe mbështetjes së tepruar në gazin rus, vlerësohet  se termocentrali bërthamor do të zgjidhë problemin.

“Fuqia bërthamore është një burim i lirë, i besueshëm dhe i pavarur i energjisë. Ne bëjmë thirrje që fuqia bërthamore që të përfshihet në listën e klasifikimeve të energjisë së gjelbër të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti”, shprehen ata.

Në letrën dërguar Komisionit Evropian, ministrat theksojnë se rritja e fundit e çmimeve të energjisë tregon se sa e rëndësishme është të zvogëlohet varësia e energjisë nga vendet e huaja. Impiantet bërthamore prodhojnë mbi 26% të energjisë elektrike të prodhuar në Bashkimin Evropian.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *