Facebook do të kthej mbrapsht ndalimin e lajmeve në faqet Australiane

Share

Facebook do të largoj bllokimin e saj në faqet Australiane të lajmeve, kanë thënë Josh Frydenberg dhe Ministri i Komunikimit, Paul Fletcher, pas një reagimi ndaj ligjeve të propozuara për mediat që do të detyronin gjigandët e mëdhenj të teknologjisë të paguanin mediat për përmbajtjen e tyre.

“Qeveria është këshilluar nga Facebook që synon të rikthejë faqet e lajmeve Australiane në ditët në vijim,” tha një deklaratë nga ministrat.

Në deklaratë, Z. Frydenberg dhe Z. Fletcher thanë se qeveria do të bëjë ndryshime të mëtejshme në kodin e negociatave të mediave.

Javën e kaluar Facebook ndaloi përdoruesit australianë nga shpërndarja ose postimi i lajmeve në përgjigje të kodit.

Facebook tha në një deklaratë se ishte “i kënaqur” që kompania ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje me qeverinë, transmeton arbresh.info.

“[Ne] vlerësojmë diskutimet konstruktive që kemi pasur me Frydenberg dhe Ministrin Fletcher gjatë javës së kaluar,” tha ajo.

“Pas diskutimeve të mëtejshme, ne jemi të kënaqur që qeveria Australiane ka rënë dakord për një numër ndryshimesh dhe garancish që adresojnë shqetësimet tona thelbësore në lidhje me lejimin e marrëveshjeve tregtare që njohin vlerën që platforma jonë u jep botuesve në krahasim me vlerën që marrim prej tyre.

“Si rezultat i këtyre ndryshimeve, ne tani mund të punojmë për të investuar më tej në gazetarinë me interes publik dhe për të rivendosur lajmet në Australi për Australianët në ditët në vijim.”

Ndryshimet në kod përfshijnë një varg ndryshimesh, duke përfshirë arbitrazhin e ofertës përfundimtare – diçka për të cilën Google dhe Facebook ishin fuqimisht kundër.

Arbitrazhi i ofertës përfundimtare do të nënkuptojë nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet, të dy, botuesit e lajmeve dhe platforma dixhitale do t’i paraqisnin marrëveshjet e tyre të propozuara një ndërmjetësi të pavarur, i cili më pas do të zgjidhte një dhe kjo do të bëhej e detyrueshme sipas ligjit./arbresh.info/


Share

Komente