January 25, 2022

Facebook nuk “i llogarit” sfidat, fiton 9 miliardë Dollarë në tre muaj

Shpërndaje lajmin

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale, Facebook, ka fituar rreth 9 miliard Dollarë tre mujorin e fundit, shifër kjo në rritje me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kur fitoi 7,8 miliard Dollarë.

Para rreth 1 muaj, gjigandi Facebook, mori një goditje të rëndë, pasi serverat e tij në gjithë botën ranë për më shumë se 6 orë, gjë që bëri të pamundur aksesin në platformat e Facebook.

Kjo i solli një dëm të madh ekonomik kompanisë, të përllogaritur në rreth 7 miliard dollarë.

Nuk ishte kjo goditja e veme që ai mori, pasi më parë ai u godit edhe nga një përditësim i ri i privatësisë në sistemin operativ iOS 14 të Apple, i cili e bëri më të vështirë për markat që të synojnë reklamat tek përdorues të veçantë.

Ai vjen mes pretendimeve të reja për sjellje joetike të bëra nga një ish-punonjës. Frances Haugen ka lëshuar një sasi të dokumenteve të brendshme për publikun, duke pretenduar se Facebook e vendosi fitimin përpara sigurisë së përdoruesit, sipas BBC.

Raporte të shumta mediatike thonë se dokumentet tregojnë se Facebook në mënyrë rutinore dështoi në moderimin e përmbajtjes që promovonte gjuhën e urrejtjes dhe trafikimin seksual jashtë SHBA-së.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerburg u tha investitorëve në një telefonatë konferencë: “Ajo që po shohim është një përpjekje e koordinuar për të përdorur në mënyrë selektive dokumentet e rrjedhura për të paraqitur një pamje të rreme të kompanisë sonë”.

Në 12 muajt deri më 30 Shtator, gjigandi i mediave sociale tha se baza e tij mujore e përdoruesve ishte rritur 6% në 2.91 miliardë. Facebook tha se përditësimi i privatësisë do të ketë gjithashtu një ndikim në biznesin e tij dixhital në tremujorin e fundit të vitit, por pritet të përshtatet me ndryshimet në kohë.

Firma tha se do të shpenzonte rreth 10 miliardë Dollarë në ndarjen e saj metaverse këtë vit – e njohur si Facebook Reality Labs – e cila ka për detyrë të krijojë harduer, softuer dhe përmbajtje të realitetit të shtuar dhe virtual.

Rrjeti më i madh i mediave sociale në botë është nën vëzhgim nga ligjvënësit dhe rregullatorët globalë, duke përfshirë edhe Komisionin Federal të Tregtisë, i cili ka ngritur një padi duke pretenduar praktika antikonkurruese.

Dokumentet të cilat u raportuan për herë të parë nga ëall Street Journal, vetëm sa e kanë intensifikuar atë presion.

Ato përfshijnë kërkime të brendshme rreth efekteve të Instagramit në shëndetin mendor të adoleshentëve; nëse platformat e Facebook-ut nxisin divizionin; dhe trajtimi i gjigantit të mediave sociale për trazirat e 6 Janarit në Kapitol.

Në një seancë dëgjimore të hënën, zonja Haugen u tha deputetëve në Mbretërinë e Bashkuar se Facebook “padiskutim po e përkeqëson urrejtjen”.

Kongresmenët kanë nisur një debat të brendshëm për rregullat bazike që duhet të ndjekin për rrjetet sociale, të tilla si Facebook, gjë që mund të vendos një rend të ri në këtë fushë.

Rritja e Facebook, pavarësisht sfidave, vijon ende dhe këtë vit ishte në kuotën e 1,3 %. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *