Falë emigracionit tashmë Zvicra afër 9 milionë banorë
Në vitin 2023 Zvicra pritet të ketë 9 milionë banorë, ose një milion më shumë se tash. Këtë numër e parasheh Zyra Federale e Statistikave në bazë të përllogaritjeve të bëra e që përputhen edhe me prognozën e bërë nga Qeveria Federale për vitin e përmendur.
Që nga prezantimi i lëvizjes së lirë më 2002, popullsia e Konfederatës është rritur ndjeshëm më shpejt se në vendet e tjera evropiane: dy herë më shpejt se në Francë ose në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje 20 herë më shpejt se në Gjermani. Vendimtare për këtë rritje prej afro 1.5 milion njerëz ka qenë.
Më 22 qershor Zyra Federale e Statistikës do të paraqitet me parashikimin e saj për zhvillimin e popullsisë së Zvicrës deri në vitin 2065.