Falet Kurban Bajrami, Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve

0
Shpërndaje lajmin

Sot në të gjithë botën myslimanët kremotjnë festën e “Kurban Bajramit” dhe manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste, u mbajtë në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamit të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim eTërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shpreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimi i pandershëm, etj. Ndërkaq për sigurinë në vend, më konkretisht në veri të vendit, myftiu Tërnava tha se gjendja nuk është e mirë dhe apeloi që në vend të dhunës të ketë dialog për daljen nga kriza e tanishme.
Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, duke kërkuar shtensionim të situatës. Ai ka kërkuar që Qeveria e institucionet ndërkombëtare të punojnë në këtë drejtim.
“Të nderuar vellezer dhe motra kjo festë është edhe shoqërore ndaj përkushtimi për shoqërinë është obligim i fesë islame ashtuqë askush të mos ndihet i privuar nga të mirat materiale, prandaj të qëndrojmë të solidarizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin”.
“Veprat e këqija janë ato që e cënojnë fenë islame, dhuna e çdo lloji, tradhëtia bashkëshortore, bixhozi, alkooli, të gjitha këto janë pothuajse të njëjta”.
Edhe qytetarët patën me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *