Falimenton Digitalbi? Supersporti nuk do transmetojë më ndeshjet në vazhdim

Share

Digitalbi ka dalë sot me një njoftim tronditës për gjithë abonuesit e tij, teksa nuk do transmetojë më në Supersport, eventet europiane në vazhdim. Lajmin e kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare. Si duket, kompania ka falimentuar dhe tashmë po e pranon edhe publikisht…

Njoftimi:

DigitAlb ju njofton se për arsye teknike të sinjalit televiziv nuk mund të kryhet transmetimi i eventeve futbollistike të planifikuara.

Njoftojmë të gjithë abonentët se abonimi Premium do të kompensohet në përfundim të afatit të tij. Duke ju kërkuar ndjesë, ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Shikim të këndshëm të programeve në vazhdim!

/CNA.al


Share

Komente